Gruaja torturohet mendërisht dhe fizikisht

Gruaja torturohet mendërisht dhe fizikisht

Një grua dyshohet se është mbajtur si skllave seksi në dhoma të ndryshme hoteliere dhe torturohej para fëmijëve të saj.

Thomas Antoine Miller, 26 vjeç dhe Shakeeta Lasha Adams, 25 vjeç, u arrestuan pasi kanë detyruar viktimën “të bënte akte seksuale me burra të rastit”, transmeton rtv21.tv.

Viktima u mbajt në dhomat e hoteleve në Karolinën e Veriut, dhe përjetoi një dhunë fizike dhe mendore, “ Është abuzuar me fjalë, e torturuan në banjot me akull dhe e djegën në trup me varëse rrobash të nxehtë”, tha policia.

Ndërsa dy fëmijët e saj i detyruan ta shikojnë nënën e tyre të rrahur, por për fat të rinjtë nuk u sulmuan seksualisht, sipas Charlotte Observer.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë Pineville tha në një deklaratë: “ Dy të njëjtit e dyshuar të cilët janë arrestuar ishin të përfshir në akte tjera të dhunshme”, është shkruar në deklarat.

Viktima jonë në këtë rast dhe fëmijët e saj kanë një rrugë të gjatë drejt shërimit fizik dhe mendor ” thotë policia e Karolinës së Veriut.

Viktima u tha oficerëve që po mbaheshin në hotelin Comfort Suites dhe në Quality Suites në Pineville.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe po akuzohen për trafik njerëzor të një viktime të rritur, servilizëm seksual të një viktime të rritur, sulm ndaj një fëmije nën 12 vjeç, sulm ndaj një femre dhe kërcënime komunikuese./21Media