Videoja u bë virale

Videoja u bë virale

Anna është një vajzë rreth 30 vjeçe, e cila është filmuar duke drejtuar një avion të vogël me një pilot, i cili dyshohet të jetë i dashuri.

Pamjet që janë bërë virale po hetohen nga prokurorët rusë. Aty duket Anna, e cila është në sediljen e ndihmës pilotit duke fluturuar me avion mbi Siberi.

Zëri i pilotit dëgjohet duke dhënë udhëzime për Annën, e cila po përdorte një avion që mund të mbajë 50 pasagjerë, por nuk ka kualifikimet e duhura.

Sipas agjensisë së lajmeve Russian 5, piloti i identifikuar si Kirill S ishte i dashuri ose shoku i ngushtë i Annës.

Videoja është bërë më 31 gusht dhe pamjet janë publikuar nga vetë ndihmës pilotja, e cila i ka fshirë më vonë.

Raportet thonë se udhëtimi u bë me një linjë ruse InAero, përfshirë fluturimin me një Antonov-24 nga Yakutsk për në Batagai.

“Ekzistojnë dyshime se këto materiale kanë të bëjnë me aktivitetet e kompanisë sonë ajrore në sigurimin e transportit të udhëtarëve”, tha një zëdhënës i InAero./oranews