Gruaja që ka hobi koleksionimin e qimeve të flokëve

Olivia Anderson është 26 vjeçare nga Sussex i Britanisë së Madhe. Ajo që e veçon këtë grua është se ka një hobi interesant.
Olivia mbledh qime nga flokët e saj dhe ato i bën koleksion.
Këtë hobi, Olivia vendosi ta prezantojë para botës gjatë pandemisë. Ajo filloi të realizonte video ku shihej duke i mbledhur qimet.
Ideja për këtë asaj i lindi kur një ditë pa në krehrin e saj se sa shumë qime kishin mbetur, dhe ato duhej t’i flakte tutje si të gjitha të tjerat. Kështu mendoi me vete se ato mund t’i mbledh çdo ditë dhe të regjistrojë punën e saj me video.
Shumë dashamir të videove të Olivias nuk e kuptojnë qëllimin e saj me koleksonimin e qimeve nga flokët e saj, por ka edhe të tillë që preferojnë t’i shohin videot e saj.
Përkundër reagimeve të tyre, Olivia vazhdon t’i mbledhë ato dhe t’i dokumentojë me video çdo ditë.
Është hobi interesant dhe ajo preferon ta bëjë, andaj ka thënë se do të vazhdojë të mbledhë fije nga flokët e saj për aq kohë sa të ketë vullnet./21Media

 

Back to top button