Ajo ndihmoi realizimin e një misioni që më parë mendohej si i pamundur

Ajo ndihmoi realizimin e një misioni që më parë mendohej si i pamundur

Një 29-vjeçare në shkencat kompjuterike ka fituar lëvdatë në mbarë botën pasi që ndihmoi në zhvillimin e algoritmit që kapi imazhin e parë të një vrime të zezë.

29-vjeçarja Katie Bouman, udhëhoqi zhvillimin e një programi kompjuterik që bëri të mundur imazhin, transmeton rtv21.tv.

Fotografia e shquar, duke treguar një vrimë të zezë u publikua të mërkurën.

Ata kapën një imazh të vrimës së zezë super masive dhe hijen e saj në qendër të një galaktike të njohur si M87. Kjo është prova e parë e drejtpërdrejtë vizuale që ekzistojnë vrimat e zeza, thanë hulumtuesit.

Galaktika masive, e quajtur Messier 87 ose M87, është pranë galaktikës së Virgjëreshës 55 milionë vite dritë nga Toka. Vrima e zezë super masive ka një masë që është 6.5 miliardë herë më e madhe se ajo e diellit tonë.

Për Dr Bouman, krijimi i saj ishte realizimi i një misionie që më parë mendohej si i pamundur.

Në mënyrë ekskluzive Dr Bouman kishte ngarkuar imazhin në laptopin e saj.

Ajo filloi të bënte algoritmin tre vjet më parë, ndërsa ajo ishte një studente e diplomuar në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT).

Atje, ajo udhëhoqi projektin, të ndihmuar nga një ekip nga Laboratori i Shkencave Kompjuterike dhe Inteligjencës Artificiale të MIT-it, Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizika dhe Observatori i Haystack MIT./21Media