Nëna që “nuk kishte” zgjidhje tjetër

Nëna që “nuk kishte” zgjidhje tjetër

Në qytetin Herat, të Afganistanit me mijëra prindër shesin fëmijët e tyre në mungesë të të hollave materiale, të cilat nuk mjaftojn as për tu ushqyer, shkruan CNN.

Jashtë qytetit të Herat-it, por jo shumë larg tij, kameramanët e BBC kishin takuar një grua të quajtur Mamareen, burri i së cilës kishte vdekur në luftë.

Ajo nuk ka asnjë mbështetje financiare dhe “zgjidhja e vetme e saj” kishte qenë që ta shesë vajzën e saj 6 vjeçare Akila, për t’i ushqyer fëmijët e tjerë të familjes së saj, transmeton rtv21.tv.

A girl carries empty containers to collect water in Sakhi village on the outskirts of Mazar-i-Sharif, in northern Afghanistan, on July 19.

“E braktisa fshatin tim që të vi në këtë vend për një jetë më të mirë, por asgjë nuk ndryshoi.”, thotë ajo.

Mamareen kishte shitur vajzën e saj për 3.000 dollarë, te një burrë, djalin e të cilit në të ardhmen vajza i saj i ishte premtuar për grua. Kur ajo u pyet se a dinte Akila gjë për fatin e saj ajo u përgjigj se ishte ende e vogël për të kuptuar dhe se nuk kishte pasur zgjidhje tjetër përveç shitjes së saj./21Media