17 punëtorë bënë tri ditë për të numëruar paratë

17 punëtorë bënë tri ditë për të numëruar paratë

Stafi i një dyqani për shitjen e makinave në Kinë mbeti pa fjalë, kur një kliente  shkoi me 66 qese plotë qindarka për të paguar.

Pasi porositi një makinë të tipit Volkswagen Passat për 26 mijë dollarë, ajo u kthye për të paguar. Stafi i habitur u detyrua që të ulet në tokë dhe të numërojë qindarkat me radhë.

Imazhet janë bërë virale në rrjete sociale. Sipas menaxherit Mr Jiao, 17 punëtorë kaluan tri ditë duke numëruar 66 qeset që kishin rreth 18 mijë dollarë.

Gruaja ka një restorant të vogël dhe i mori monedhat nga klientët e saj, shkruan Cangzhou Daily. Ajo vendosi t’i ruante paratë, pasi depozitimi i tyre në bankë do të ishte shumë shqetësues.

Pas mbledhjes së monedhave në shtëpinë e saj për 10 vjet, ajo mblodhi mjaftueshëm për një makinë të re.

Në fund, ajo pagoi 18 mijë dollarë me monedha, ndërsa pjesën tjetër me e-transfer, raporton oreanews.