Incidenti ka ndodhur në Romë

Incidenti ka ndodhur në Romë

Natalia Garkoviç, 43 vjeçare ndodhet nën kujdes intenziv në spital pasi senzorët e trenit nuk arritën të regjistronin çantën e saj që kishte ngecur në derën e tij, dhe frerët emergjentë nuk ndaluan ecjen e trenit. Pamjet poashtu tregojnë ngasësin e trenit, Gjianluka Tonelli duke ngrënë para nisjes së trenit. Incidenti është duke u tetuar, por ngasësi thotë se e ka ndjekur protokollin.

Aksidenti ka ndodhur më 12 korrik, por pamjet nuk janë publikuar deri tani.

Natalia Garkoviç, për të cilën mediat lokale thonë se është me shtetësi bjelloruse, fillimisht ishte nën kujdes intenziv, por gjendja e saj thuhet të jetë përmirësuar. Raportet sugjerojnë se ajo ka pësuar disa fraktura si pasojë e aksidentit, transmeton rtv21.tv

Pamjet tregojnë se zonja Garkoviç ka hipur në tren në stacionin e Terminës, por vetëm pak sekonda më vonë e ka ndryshuar mendjen. Deri sa ajo del nga treni, çanta e saj mbërthehet brenda, dhe pavarësisht përpjekjeve të njerëzve në platformë, ajo nuk mund të lirohet.

Udhëtarët në bordin, kanë tentuar ti sinjalizojnë ngasësit përmes pullave emergjente, por pa sukses. Besohet se zonja Garkoviç nuk është tërhequr në tunel. Ngasësi ka mësuar për aksidentin vetëm kur është ndaluar në stacionin e radhës, sipas raporteve.

Autoritetet e hekurudhave kanë thënë se duhet të ndërmerren masa shtesë, me qëllim të shmangjes së përsëritjes së aksidentit./21Media