Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt

Një grua në Prishtinë ka njoftuar dje në polici se është sulmuar fizikisht nga vajza dhe dhëndri i saj.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit jetojnë në shtëpinë e njëjtë me gruan.

“Me datën 14.11.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit vajza dhe dhëndri i saj të dy K/Shqiptarë, të cilët janë duke jetuar në një shtëpi të përbashkët edhe pse viktima pretendon se ka një vendim të gjykatës, sipas të cilit të dyshuarit duhet t’ia lirojnë shtëpinë viktimës, por ai vendim nuk ishte ekzekutuar deri më tash.”, njoftoi policia.

Rasti ka ndodhur me 06 nëntor.

Siç bëhet e ditur, të dyshuarit janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt./21Media