Nëna e dy fëmijëve përjeton djegie të shkallës së dytë

Nëna e dy fëmijëve përjeton djegie të shkallës së dytë

Një nënë ka treguar se si ajo ka pësuar djegie të tmerrshme të shkallës së parë dhe të dytë në të gjithë trupin e saj. Djegia i ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një skare me gaz në fytyrën e saj.

Rebecca Rogers, nga Wilmington në Karolinën e Veriut, është zhgënjyer nga jeta, dhe ka thënë se kjo i ka ndryshuar asaj jetën, transmeton rtv21.tv.

36-vjeçarja ka kaluar një javë në kujdesin intensiv duke luftuar për jetën e saj. Ish-modelja tha se ajo vuan çdo ditë nga dhimbjet ngacmuese dhe mjekët i kanë thënë se do të kalojë një vit derisa të shërohet plotësisht.

Rogers, nënë e dy fëmijëve, ishte në një apartament të një mikut të saj kur ka shpërthyer furra e gazit dhe i përfshiu fytyrën, krahët dhe këmbët. Ajo tha se nuk do të përdorë asnjëherë më skarën me gaz.

Derisa po ndihet sikur është në ëndërr tha se është duke u munduar t’i kthehet realitetit, gjë që është shumë e vështirë./21Media