Gruevski: Kërkojmë zgjedhje lokale, datat e mundshme

Sipas Gruevskit 2 korriku, 17 shtatori ose 15 tetori janë datat e mundshme për zgjedhjet lokale

Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është që sa më parë të organizohen zgjedhjet lokale, deklaroi sot kryetari i kësaj partie Nikolla Gruevski para mediave. Sipas tij, afati më i afërt për mbajtjen e zgjedhjeve lokale është 2 korriku. Sipas Gruevskit, LSDM do të kishte mundësi që në këto zgjedhje t’u ofronte shans qytetarëve që të shprehen se çfarë mendojnë për LSDM-në dhe për – siç u shpreh – Platformën e Tiranës.

“Apeli i VMRO-DPMNE-së është që rrethi i parë i zgjedhjeve lokale të mbahet më 2 korrik dhe 14 ditë më vonë, pra më 16 korrik edhe rrethi i dytë . Atë që e shohim tek pala tjetër është që ata nuk janë të disponuar për zgjedhje të shpejta lokale, pasi që po të ishin të disponuar do të kishin pranuar këtë afat dhe zgjedhje do të kishim më 2 korrik . Por është e qartë se ata kanë mungesë të vetëbesimit, në fakt frikohen se do ti humbin zgjedhjet dhe tentojnë që sa më shumë ti prolongojnë ato. Kështu që për këto arsye ne i lamë të hapur edhe dy termine të tjera për më 17 dhe 24 shtator, ndërsa afati më i largët që do të mund ta pranonim është 15 tetori”, theksoi Nikolla Gruevski, nga VMRO DPMNE, raporton TV21./21Media

Back to top button