“Shpresojmë se së shpejti do të zgjidhjet kryetari i ri i Kuvendit”

“Shpresojmë se së shpejti do të zgjidhjet kryetari i ri i Kuvendit”

Në qoftë se propozimi për ndryshimin e rendit të ditës së seancës konstitutive nuk vihet në votim do të shkelet Rregullorja e Kuvendit. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani,  për TV21 tha se dëmi më i madh që mund i aplikohet shtetit është mos lejimi i kalimit të pushtetit në mënyrë të shpejtë dhe të qetë. Osmani shpreson se partia e ish-kryeministrit, Gruevski, nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Nga LSDM shprehen se edhe më tutje janë optimist, se VMRO-DPMNE më në fundë do ta kuptojë se janë në opozitë.

“Shpresojmë se së shpejti do të zgjidhjet kryetari i ri i Kuvendit”, tha Petar Atanasov nga LSDM.

Përderisa shumica parlamentare kërkon kalim të shpejtë dhe paqësor të pushtetit, Nikolla Gruevski e ashpërson retorikën, duke thënë se në qoftë se ata sillen në mënyrë jo demokratikë në Kuvend, edhe partia e tij  do të përgjigjet në mënyrë të ashpër.

“Duhet ta dijë që VMRO-DPMNE-ja do të reagojë ashpër, ndërsa sipas atyre qe mundemi t’i shohim këtyre ditëve, duhet të presë se edhe nga ana e popullit ne Maqedoni  do të ketë reagime serioze”, tha Gruevski.

Tani më katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve  të parakohshme parlamentare, në Kuvendin e Maqedonisë ende nuk ka qeveri të re, as kryeministër e as spiker të Kuvendit.  Përderisa pasojat ndjehen në shumë fusha dhe shqetësimi i qytetarëve vazhdon të rritet, deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe më tutje insistojnë në replikat  dhe kundër-replikat e gjata mes vete ,duke e ndikuar në shtyrjen e procesit, raporton TV21./21Media