Ky album përmban 6 instrumentale tradicionale si dhe dy këngë të përpunuara

Ky album përmban 6 instrumentale tradicionale si dhe dy këngë të përpunuara

Javën e kaluar në Sheshin 21 u promovua albumi i parë i grupit 4×4 , i quajtur Albanika. Ky album përmban 6 instrumentale tradicionale si dhe dy këngë të përpunuara të ish-grupit të mirënjohur Gjurmët, ku njërës nga këngët “të shtrirë mbi kanape” i është realizuar edhe videoklipi.

Grupi 4×4 ka një logo të veçantë ku përmes gishtrinjëve ata prezantojnë shenjën e rokut dhe po ashtu kjo logo shërben edhe si përshëndetje shqiptare.

Grupi përbëhet nga Flamur Prapashtica (kitarë), Gëzim Muriqi (bas), Labinot Zogiani (bateri) dhe Ardian Behrami (vokal). Ardian Behrani ka një rok vokal mjaftë të përsosur, ai ishte pjesëmarrës edhe në “Voice of Albania”. Ardiani po ashtu merr pjesë në shumë mbrëmje të ndryshme nëpër Prishtinë dhe vende të tjera në Kosovë./21Media

 

Fotografia e Gëzim Koshi