Hoti: Udhëtimet e tilla shpenzim i panevojshëm

Hoti: Udhëtimet e tilla shpenzim i panevojshëm

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli sot dhe nesër do të qëndrojnë në Vjenë bashkë me një delegacion nga Kosova. Kjo vizitë e Veselit në Austri është për të lobuar në heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Duke e quajtur si tur lubues- turistik, këtë veprim nuk e kanë përkrahur Grupi Parlamentar i LDK-së,  kjo me arsyetimin se liberalizmi nuk arrihet me veprime të tilla.

“Për të kontribuuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, Kryetari i Kuvendit duhet të sigurojë mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit të Kosovës për të aprovuar ligjet që janë të lidhura me MSA-në dhe në mënyrë specifike me Agjendën e Reformave Evropiane.

Si kryetar i partisë në koalicion, Kryetari i Kuvendit duhet të kujdeset që Qeveria të përmbushë obligimet karshi agjendës për integrim evropian të Kosovës.”, ka shkruar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti.

Hoti ka shtuar se Grupi Parlamentar i LDK-së nuk ka pranuar asjë shkresë zyrtare të Veselit lidhur me qëllimet e këtij udhëtimi.

“Udhëtimet e tilla janë shpenzim i panevojshëm i parasë publike dhe dërgojnë mesazh të paqartë tek shtetet e BE-së.”, ka përfunduar Hoti.

Ndryshe Veseli sot pritet të takohet me homologun e tij austriak Wolfgang Sobotka./21Media