Serbët falënderojnë “vëllezërit e tyre” rusë

Serbët falënderojnë “vëllezërit e tyre” rusë

Grupi heavy metal rus, Kipelov, i njohur për nacionalizmin e zjarrtë rus, ka dalë me një këngë rreth tragjedisë së Serbisë në Kosovë.

Një këngë për humbjen e Kosovës nga Serbia, vend ku u zhvillua Beteja historike e Kosovës në vitin 1389 (midis një princi serb dhe osmanëve) dhe bombardimeve të NATO-s në Serbi në vitet e 90-ta, që çuan në pavarësimin e Kosovës.

“Unë u preka nga tema e tragjedisë së kombit sllav. Është interesante se ky është një eksperiment: më herët, muzika do të vinte së pari, por këtë herë teksti erdhi së pari”, ka shkruar Kipelov në kanalin e grupit në YouTube.

Tekst shkruesja, Margarita Pushkina, ka thënë se “historia botërore është një manipulues i madh që luan me imagjinatën tonë.”

“Fjalët në lidhje me tragjedinë kombëtare të Serbisë janë vënë së bashku në tekstin e poemës”, shkruante Pushkina në kanalin e Kipelov në YouTube.

Kipelov është një muzikant rus dhe kreu i grupit heavy metal me të njëjtin emër. Një nacionalist i zjarrtë, ai mbështeti aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe ka performuar në festivale muzikore duke festuar atë ngjarje në Krime.

Në pjesën e komenteve nën këngën për Kosovën, disa të shkruara në serbisht falënderojnë “vëllezërit e tyre” rusë.