Në emisionin 21 Gradë të RTV21, i ftuar ishte ikona e muzikës rok, Veli Sahiti, pjesë e grupit Trix

Në emisionin 21 Gradë të RTV21, i ftuar ishte ikona e muzikës rok, Veli Sahiti, pjesë e grupit Trix

Këngëtari tregoi ngjarjen mbi këngën e tij shumë të famshme “Zeshkanja Ime”, të cilën e kanë përpunuar një grup i famshëm nga Stabolli në Turqi.

Me këtë anëtari i grupit legjendar Trix tregoi se edhe muzika shqipe pëlqehet nga të tjerët, pasi edhe një grup turk e ka përpunuar aq bukur një këngë të vjetër shqipe.

Sahiti tregoi se e kishin kthyer këngën në zhanrin heavy-metal të rockut, me tekst të përkthyer në gjuhën turke, shkruan rtv21.tv.

Ai lavdëroi shumë mënyrën si e kishin përformuar grupi turq këngën e tij, për të cilin e kishin pyetur se a do të mund ta huazonin.

/21Media