Grushtet e armët nuk munguan as në ditë feste

4 persona të arrestuar

Rrahjet, therjet dhe përdorimi i armës nuk munguan as në ditën e fundit të vitit 2019.

Policia e Kosovës njoftoi se në Prishtinë janë raportuar tri raste të përleshjeve fizike, shkruan rtv21.tv

Rreth orës 05:30 në lagjen Veternik disa persona janë rrahur në mes veti, ku njëri prej të dyshuarve ka shtënë armë zjarri e më pas të gjithë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë nuk raportohet për ndonjë të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri gëzhoja të fishekëve dhe dy fishek të pa shkrepur.

Kurse rreth orës 18:50,  pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti tre të dyshuar, ku njëri nga ta ka therur me thikë dy të dyshuarit tjerë.

I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë është shënuar rreth orës 19:47. Policia ka arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

Si pasoj dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button