Vlera e përgjithshme në Box Office tri herë më shumë se buxheti nismëtar i filmit

Vlera e përgjithshme në Box Office tri herë më shumë se buxheti nismëtar i filmit

Filmi me rrëfimin për rojat e galaktikës, “Guardians of the Galaxy Vol.2”, që premierë u shfaq më 5 maj në SHBA, vazhdon të jetë filmi që ka tërhequr më së shumti shikues nëpër kinema për të dytën javë me radhë, shkruan rtv21.tv

Në fundjavën e dytë ky film i zhanrit aksion – aventurë – fantashkencë, arriti të arkëtojë nga shitjet e biletave 65 milionë e 263 mijë dollarë amerikan.

“Guardians of the Galaxy Vol.2” zgjatë 2 orë e 16 minuta, film i bërë me regji të James Gunn.

Filmi me rrëfimin e superheronjve që e shpëtojnë galaksinë kësaj here rrëfimin e ndal edhe tek aventurat e ekipit për zbulimin e misterit rreth prindërve të Peter Quill, përderisa në film shfaqet aktorët si Chris Pratt, Zoe Saldana, Bradley Cooper, Sylvester Stallone, Vin Diesel, Dave Bautista e të tjerë./21Media