Belgu u lëndua në ndeshjen kundër Bournemouth

Belgu u lëndua në ndeshjen kundër Bournemouth

Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola, ka pranuar se për një kohë nuk mund të llogarisë në shërbimet e Kevin de Bruyne.

Belgu u lëndua në ndeshjen kundër Bournemouth në të cilën City fitoi me rezultat minimal 1:0. De Brejne u detyrua për shkak të lëndimit të largohet nga ndeshja në pjesën e parë.

“Kevin për shkak të lëndimit nuk do të jetë në gjendje të luajë për një kohë”, tha Guardiola. Terrenin është dashur ta lëshojë edhe John Stones, i cili u lëndua në pjesën e dytë. “Stones e kemi larguar për arsye preventive. Nuk kemi dashur të rrezikojmë, do të shohim se si do të ndihet në ditët e ardhshme. Kemi luajtur 25 takime për 93 ditë, mesatarisht çdo tri ditë nga një lojë dhe kjo është gjë e natyrës fiziologjike. Trupi nuk është në gjendje të rikuperohet shpejt dhe muskujt thonë “mjaft më”, tha Guardiola.

City me fitoren e re u ngrit në krye të tabelës, por ka edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar në raport me Liverpulin, i renditur në vendin e dytë.