City u mund nga Newcastle

City u mund nga Newcastle

Trajneri spanjoll e pranon se humbja nga Newcastle i vështirësoi punët për Manchester Cityn. Pep Guardiola nuk mundi dot ta festonte me një fitore ndeshjen e tij të 100-të të Premier Ligës.

City ndonëse avancoi me golin e Sergio Agueros, në fund u mund nga Newcastle, 2-1.

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. E nisëm me një gol, por pastaj nuk patëm më ritmin për të imponuar lojën tonë. Nuk mbrojtëm topat e dytë dhe topat e gjatë. Ne i patëm shanset, por kur ndodh kjo, gjithçka është e hapur. Patëm një shans për ta ngushtuar diferencën. Tani është radha e Liverpoolit për të luajtur”, ka shtuar Guardiola.

Ai ka thënë gjithashtu se duhet të pranohen sfidat.

“Ne jemi pas dhe duhet të fitojmë ndeshjet dhe ne nuk mundëm ta bëjmë. E di që sfida është e vështirë, sepse ne luajmë në çdo kompeticion. Por nëse do të rritesh si klub, duhet t’i pranosh sfidat. Unë preferoj të jem në këtë pozicion. Tani është e vështirë. Kemi një shans për t’ia dalë, por duhet t’i fitojmë ndeshjet tona.”, theksoi trajneri i Cityt.