Guardiola: E dua Silvan në City 100%, ai është special

Së fundmi kanë qarkulluar spekulime të shumta për të ardhmen e mesfushorit me tipare sulmuese, Bernardo Silva, të cilat e lidhin me një largim nga kampioni anglez, Manchester City.
Besohet se në shërbimet e Silvas skuadra më e interesuar është ajo e Barcelonës, por interesim ka shprehur edhe gjiganti francez, Paris Saint-Germain.
Por, pavarësisht këtyre spekulimeve, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se e dëshiron me çdo kusht yllin portugez që të qëndrojë edhe këtë sezon.
Po ashtu, Guardiola tha se Silva është një lojtar shumë special, dhe se ai është i vëmendshëm se sa shumë e do City atë.
“E dua Bernardon te Manchester City, 100%. Ai është special. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ai e di se sa e duam atë dhe se sa e dëshirojmë atë. Por nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha Guardiola.
Silva dhe Guardiola i rikthehen sot aksionit në Premier Ligë, ku zhvillojnë ndeshje si vendas kundër Bournemouthit.

Back to top button