Guardiola e cilëson si muaj të tmerrshëm

Guardiola e cilëson si muaj të tmerrshëm

Pep Guardiola beson se lojtarët e skuadrës së tij janë të gatshëm për muajin shkurt, të cilin spanjolli e vlerëson si një muaj të tmerrshëm për shkak të shume ndeshjeve. Megjithatë, Guardiola ka thënë se duhet të presin.

“Kur unë isha jashtë Anglisë, të gjithë flisnin për dhjetorin dhe “Boxing Day”, gjëra të tilla. Pas “Boxing Day”, unë e shikova agjendën dhe thashë me vete: “Kjo është edhe më keq”, dhe kjo është e vërteta. Nëse ke rënë nga disa gara, atëherë e ke më të lehtë. Por, nëse je ende të gjitha garat, atëherë shkurti është më e vështirë. Ky është një muaj i tmerrshëm, çdo ndeshje është si finale dhe ne vetëm duhet të presim”, përfundoi Guardiola.

Manchester City do të udhëtojë për në Liverpool për përballjen me Evertonin në Goodison Park, që do të zhvillohet sonte./21Media