Pep lavdëron Foden

Pep lavdëron Foden

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se Phil Foden është “lojtari më i talentuar” që ai ka parë ndonjëherë në karrierën e tij.

Guardiola ka menaxhuar lojtarë të mëdhenj si: Lionel Messi, Neymar dhe Robert Lewandowski gjatë viteve, por e konsideron anglezin si “talentin më të mirë që ai ka parë ndonjëherë”.

Ai (Foden) është lojtari më i talentuar që kam parë ndonjëherë. Problemi i tij është që ndonjëherë menaxheri i tij nuk e vendos atë në 11-shen titullare…Ai meriton të gjitha minutat, por me konkurrentët e tij nuk është e lehtë. Ai punon tepër dhe e di se jam këtu për ta ndihmuar”, ka thënë fillimisht ish-trajneri i Barcelonës në një konferencë për media.

19-vjeçari, i cili luajti në 26 ndeshje sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë herë, ka impresionuar edhe një herë gjatë turneut para-sezonal të Cityt, duke ardhur nga banka kundër Kitchee të mërkurën.

Komentet e Pep vijnë pasi Foden tha se është me fat që të jetë pjesë e një “ekipi të veçantë”.