Sipas tij, transferimi është i vështirë

Sipas tij, transferimi është i vështirë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola pranoi se po shpreson që të transferojë edhe një tjetër lojtar në “Etihad Stadium”.

Nga City këtë verë u larguan Vincent Kompany dhe Fabian Delp dhe erdhën Rodri me Angelinon.

Por, Guardiola po pret që edhe një lojtar tjetër t’i bashkohet në ekip.

“Nuk do të transferojmë shumë. Transferimi është shumë i vështirë dhe ekipi është shumë i mirë. Ndoshta do të transferojmë një lojtar, ndoshta asnjë. Nëse besojmë se mund ta bëjmë transferimin do të mundohemi, por nëse jo nuk do të provojmë”, deklaroi ai.