Guardiola deklarohet pas humbjes nga Liverpooli

Guardiola deklarohet pas humbjes nga Liverpooli

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tha se është i kënaqur me lojën e ekipit të tij, edhe përkundër faktit se u mposhtën nga Liverpooli në Premier Ligë.

“Sot treguam pse jemi kampionë, jam krenar për ekipin tim më shumë se kurrë. Ne mund të jemi krenarë për mënyrën se si luajtëm kundër ekipit më të fortë në Evropë. Ne nuk mund të mohojmë se sa i mirë është Liverpool, por mënyra se si kemi luajtur ishte e mirë. Gjithmonë përpiqemi shumë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi dy herë kampionë radhazi”, tha ai.

“Liverpool tregoi guxim të jashtëzakonshëm dhe në këtë stadium është vështirë për të luajtur. Ata kishin dy goditje dhe shënuan dy gola. Nuk është e thjeshtë të reagosh në mënyrën si kemi reaguar. Ne kemi nevojë për këtë dhe shpresoj se do të bëjmë për të vazhduar”, shtoi Guardiola.

Tani Liverpool ka nëntë pikë më shumë se City dhe gjendet në vendin e parë, ndërsa City gjendet në vendin e katërt.