Trajneri spanjoll nuk dëshiron ta lejojë një largim të mundshëm të yllit të skuadrës

Trajneri spanjoll nuk dëshiron ta lejojë një largim të mundshëm të yllit të skuadrës

Pep Guardiola insiston që Kevin De Bruyne nuk është në shitje dhe se mesfushori ka klauzolën prej 250 milionë eurosh.

De Bruyne ishte ndër më meritorët në sezonin e shkuar ku City theu rekorde duke e fituar edhe titullin e kampionit në Premier Ligë.

“Ai është i jashtëzakonshëm, një lojtar shumë dinamik. Marcelo Bielsa më ka thënë për të që është lojtari i tij i preferuar. Jam takuar me prindërit e Kevinit dhe mund ta kuptoni se si reagojnë fëmijët kur njoftohesh me prindërit e tyre”, ka thënë Pep.

Sipas Guardiolës klauzola e tij është 250 milionë euro, por klubi nuk e shet.

De Bruyne është aktualisht i lënduar dhe nuk do të mund të luajë deri në muajin nëntor.