Të dielën City luan kundër Liverpool

Të dielën City luan kundër Liverpool

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë se Liverpool është ekipi më i mirë në botë.

Ekipi i Jurgen Klopp kryeson tabelën e Premier Ligës, me gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë, Manchester City.

Ish trajneri i Barcelonës beson që  “The Reds” kanë një ekip të jashtëzakonshëm.

“Unë kamë thënë edhe vitin e kaluar se është ekipi më i fortë me të cilin jam përballur. Ndoshta tani për tani ata janë skuadra më e fortë në botë. Kanë një ekip të jashtëzakonshëm. Të luash në Anfield është shumë e vështirë”, ka thënë ai.

Të dielën Manchester City do të përballet me Liverpool-in, duke filluar nga ora 17:30./21Media