Pep Guardiola nuk ka arritur t'i shijojë fitoret në Barcelonë

Pep Guardiola nuk ka arritur t’i shijojë fitoret në Barcelonë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola nuk ka arritur t’i festojë fitimin e trofeve në Barcelonë.

Këtë e ka pranuar ai vetë duke thënë se nuk ka pasur kohë për t’u kënaqur me trofetë që kishte fituar, pasi dëshironte të fitonte më shumë.

Ishim grup i mirë i miqve të cilët dilnim për drekë. E dinim si t’ia bënim që të kishim komplimente. Çdo gjë shkonte mirë, por duke provuar të fitojmë çdo gjë nuk kam arritur të kënaqem”, tha ai.

Guardiola për momentin është trajner i Manchester City, klub ky i cili është në vendin e dytë në tabelë me 22 pikë./21Media