Guardiola për Conten: Është më i miri në botë

Pep Guardiola e ka vlerësuar lartë homologun e tij Antonio Conte

Pas humbjes së dytë sezonale nga Chelsea i Antonio Contes, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola mendon që italiani është më i miri në botë në rolin e trajnerit.

Pep po ashtu thekson se mëson shumë nga Conte, i cili më herët ka drejtuar edhe Juventusin dhe kombëtaren e Italisë, transmeton KosovaPress.

“Conte është thjesht fantastik. Me të si Italia ashtu edhe Juventusi kanë zhvilluar një lojë të bukur, në një vend ku njihet për stilin e lojës defanzive”, ka shpjeguar Guardiola.

“Po mësoj shumë kur i shoh se si luajnë ekipet e tij, në të kaluarën, Juventusi më pas Italia dhe tani Chelsea. Më pëlqen mënyra sesi skuadrat që drejton Conte arrijnë ta bëjnë atë që duan duke kontrolluar çdo cep të fushës”.

“Ndoshta ai është më i miri në botë”, ka përfunduar Guardiola.

Back to top button