City gjendet në vendin e dytë, pesë pikë më pak se Liverpool-i

City gjendet në vendin e dytë, pesë pikë më pak se Liverpool-i

Trajneri i Manchester City-it, Pep Guardiola the se nuk do ta ndjek ndeshjen mes Manchester United e Liverpoolit sepse është i fokusuar në ndeshjen e radhës të City-it.

Dje, Manchester City shënoi fitore në udhëtim te Crystal Palace. Dilemën e fituesit mysafirët e zgjodhën në pjesën e parë, duke shënuar dy gola të shpejtë nga City, në lojën që përfundoi 0 – 2.

Kur u pyet se a do ta shikojë ndeshjen në mes të United dhe Liverpool, ai tha se do ta shikojë ndeshjen e fundit të Atalantes, klub më të cilin do të përballen në kuadër së Ligës së Kampionëve.

“Duhet të shikojë reprizën e ndeshjes së fundit të Atalantas”, deklaroi ai.

City është në vendin e dytë në tabelë me 19 pikë, pesë me pak se lideri Liverpool./21Media