Koleksioni i ri 2018 do të shfaqet në qytetin e artit

Koleksioni i ri 2018 do të shfaqet në qytetin e artit

Dizajneri Alessandro Michele, do të prezantojë koleksionin e tij të vitit të ardhshëm në Galerinë Palatina në Pallatin Pitti në datën 29 maj.

Kjo do të shenjojë gjithashtu edhe shfaqjen e parë të modës të realizuar në këtë pallat. Prezantimi është pjesë e një projekti “kulturor” akoma edhe më të madh, një bashkëpunim ky mes shtëpisë së modës Gucci dhe muzeut Uffizi në Firenze.

Gucci do të dhurojë 2.2 milionë euro për të ndihmuar në restaurimin e kopshteve ikonike të qytetit, Boboli Gardens.

Shtëpia e modës ka gjithmonë një prirje të studimit të objekteve të pasura kulturore ku vitin e kaluar shfaqja u realizua në Londër, në pallatin e Westminsterit./21Media