Ja si përgatiten

Ja si përgatiten

250 gr margarin
1 gotë të çajit vaj vegjetal
1 gotë të çajit sheqer pluhur
1 vanilje
gjysmë Pluhur pjekje
5 gota miell
Sipër
sheqer pluhur

Vajërat, sheqerin e derdhim në një enë të thellë dhe e përziejmë.

Pastaj ia shtojmë vaniljën, pluhur pjekjën, miellin dhe e përziejmë e gjithë glazurën.

Nga glazura marrim dhe formoja gurabija të cilat i vendosim tek letra e pjekjës.

Tepsinë me gurabija e vëmë në furrë për pjekje rreth 15 minuta, gurabijat duhet të mbesin të bardha.

Pas pjekjës i derdhni sheqer pluhur dhe i vendosni në kavanozë

Këto gurabija mund ti konsumoni rreth 1 javë pa i ndryshuar shija.