Miloti sot feston ditëlindjen

Miloti sot feston ditëlindjen

Këngëtari i njohur, Milot Llalloshi sot feston ditëlindjen e 35-të, shkruan rtv21.tv

Me këtë rast Miloti ka pranuar urime të shumta menjëherë pas orës 00:00, një urim të bukur e mori edhe nga gruaja e tij Erxhina, e cila i shprehu dashurinë e madhe që e ka për të.

Urime ditëlindjen dashuri, të dua“, është urimi i Erxhinës për Milotin.

Përveç urimeve Erxhina i kishte bërë një dhuratë të bukur, të cilën Miloti e bëri publike në Instagram.

Miloti dhe Erxhina në vitin 2016 e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni madhështore. Në vitin 2017 janë bërë prindër të një vogëlushi, të cilin e kanë quajtur Priam. Ndërsa në muajin mars martesa e tyre është bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Roma. /21Media