Gueterres u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave

Gueterres u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin terrorist në një ceremoni martesore në Kabul, me ç’rast u vranë 63 persona.

“Sekretari i përgjithshëm dënon sulmin e tmerrshëm terrorist në një martesë në Kabul, ku mbetën të vrarë 63 njerëz dhe u plagosën më shumë se 180.”, ka thënë zëdhënësi i Guterres, Stéphane Dujarric.

Guterres ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin e Afganistanit dhe u ka uruar të plagosurve shërim të shpejtë.

Përgjegjësia për sulmin e djeshëm është marrë nga një degë e Shtetit Islamik në Afganistan. Sulmi vjen në një kohë kur talebanët dhe SHBA-ja po negociojnë një marrëveshje që do të parashikonte tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani në këmbim të kthimit të talebanëve në bisedimet për paqe me qeverinë në Kabul.