Gylsereni do t’i marr 60 mijë euro pa thënë asnjë fjalë

18 Tetor 2017

Gylsereni ka fituar një rol të ri

Gylsereni ka fituar një rol të ri

Aktorja e njohur turke, Nurgul Yesilçay, shumë shpejt do të udhëtojë drejt Iranit për të marrë pjesë në xhirimet e filmit “Xhindi i bukur i Jedullah”, një prodhim i producentit Bayram Fazli.

Yesilçay do të luaj rolin e Dilarës e cila për shkak të një traume të rëndë që ka kaluar, nuk arrin dot të flasë.

Në mediat turke është përfolur se Nurgul Yesilçay për këtë rol do të paguhet rreth 60 mijë euro. Megjithatë, vlera nuk është ende zyrtare dhe e konfirmuar nga aktorja apo producentët.

Ndryshe, kujtojmë se Nurgul Yesilçay në Kosovë u bë e njohur për rolin e Gylserenit në serialin “Fate të kryqëzuara”.