Dasma do mbahet në Stamboll

Dasma do mbahet në Stamboll

Nurgul Yesilcay është një nga aktoret e njohura turke, e cila është pjesë e mediave rozë, si për jetën private ashtu edhe për atë profesionale.

Tash e një kohë të gjatë për të është shkruar shumë se është në lidhje me producentin filmik turk, Necat Kocabay.

Sa i përket kësaj, dyshja kanë qenë mjaft të rezervuar. Ata lidhjen e tyre arritën që ta mbajnë sa më larg syrit mediatik.

Por, sipas mediave turke, çifti tashmë kanë vendosur që të kurorëzojnë lidhjen e tyre me një martesë.

Raportohet se tashmë Necati i ka propozuar bukuroshes dhe kjo e fundit e ka dhënë përgjigjen “Po”, përcjell rtv21.tv

Dyshja e kinematokrafisë turke, ka nisur përgatitjet për dasmë që pritet të mbahet në Stamboll, në prani të miqve dhe familjarëve.

Ndryshe “Gylsereni” u bë nënë në moshën 29 vjeçare nga martesa me Cem Ozar, me të cilin u divorcua në vitin 2011./21Media