Duket shumë ndryshe

Duket shumë ndryshe

Aktorja e njohur turke, Songül Öden, e cila rrëmbeu zemrat e publikut shqiptarë me rolin e “Gymyshit”, ka bërë një ndryshim drastik në pamje, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, aktorja ka rrëmbyer vëmendje me disa fotografi të publikuar së fundmi.

Songül Ödeni ka prerë flokët shkurt dhe duket shumë ndryshe.

Songül ka debutuar në skenë që nga viti 1999 kur ka bërë një seri televizive me titull Ferhunde Hanımlar. Pas kësaj, në pesë seri të tjera televizive Vasiyet (2001), Havada Bulut (2002), Gümüş (2005-2007), Vazgeç Gönlüm (2008) dhe Mükemmel Çift (2010). “Gymysh” ishte një ndër serialet më të pëlqyera për publikun i cili u transmetua edhe në ekranin e RTV21./21Media