Gyor Audi ka arritur që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në Hendboll

Gyor Audi ka arritur që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në Hendboll

Gyor Audi ka arritur të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve për femra , e cila do të mbahet nesër në ora 18:00. Goyor Audi mposhti CSM Bucurest me rezultat 26: 20 shkruan rtv21.tv

Edhe pjesa e parë përfundoi në favor të Gyor Audi e cila printe me rezultat 12: 10.

Ende nuk është përcaktuar kundërshtari i  Gyor Audi  në finale, pasi që ndeshja e tjetër gjysmë finale do të zhvillohet sot në ora 18: 00. Mbetet të shihet se a do të jetë  Rostov apo  Don- Vardar finalisti tjetër.

Ndërsa ekipi CMS Bucurest po ashtu nesër në ora 15:15 do të luajë për vendin e tretë me kundërshtarin i cili do të përcaktohet sot në ora 18:00.

Përballja mes CSM Bucurest dhe Gyor Audi u transmetua drejtpërdrejt në RTV 21 plus ashtu siç do të transmetohen edhe ndeshjet tjera në vazhdim./21Media