Ekipi hungarez i fortë për Vardarin e Shkupit

Ekipi hungarez i fortë për Vardarin e Shkupit

Ka përfunduar finalja e Ligës së Kampionëve në hendboll në konkurrencën e femrave mes ekipit hungarez, Gyori Audi ETO KC dhe atij nga Shkupi i Maqedonisë, RK Vardar me fitoren e hungarezëve me rezultat 27-26.

Ndeshja ishte gjatë tërë kohës e barazpeshuar, gabimet ishin ta pakta dhe vashat e të dy skuadrave e kërkonin trofeun duke dhënë gjithçka në fushë.

Pjesa e parë e takimit u mbyllë me rezultat të barabartë 9-9. Po ashtu edhe pjesa e dytë u mbyll me rezultat të barabartë 20-20 dhe për të përcaktuar fituesin u nevojit koha shtesë, shkruan rtv21.tv

Në kohën shtesë ekipi hungarez mori iniciativën dhe krijuan epërsi deri në tri gola e cila u shkri deri në një nga vashat e Vardarit mirëpo që ishte e pamjaftueshme për të ndaluar Gyorin që të rrëmbejë për të dytin vit rresht kupën e Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se Vardari në gjysmëfinale mposhti ekipin e Rostov Don kurse Gyori mposhti ekipin CSM Bucurest.

Vendi i tretë në Ligën e Kampionëve i ka takuar CSM Bucurestit./21Media