Klubi hendbollistik fitoi titullin e tretë radhazi

Klubi hendbollistik fitoi titullin e tretë radhazi

Sot ishte finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për femra në sportin e hendbollit.

Në finale u ndeshën skuadra hungareze Gyori ETO dhe skuadra nga Rusia Rostov-Don, e të parët dolën fitues të ndeshjes me një rezultat të ngushtë 25 me 24, për të fituar titullin e pestë evropian dhe të tretin radhazi.

Edhe gjatë pjesës së parë në epërsi ishin fituesit, me rezultat 15 me 11, shkruan rtv21.tv.

Sot gjithashtu është luajtur ndeshja për vendin e tretë, ku në përballjen mes norvegjezeve të Vipers Kristiansand dhe francezeve të Metz Handball, fitues dolën të parët poashtu me një rezultat tepër të ngushtë, 31 me 30./21Media

Pamjet kryesore nga fialja