Haaland pozon me fanellë të re

Haaland pozon me fanellë të re

Ylli i ri Erling Haaland nga Norvegjia, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në Borussia Dortmund.

Sulmuesi 19-vjeçar u largua nga Salzburg për 20 milionë euro (klauzola e blerjes plus 10 milionë për babanë e Haaland-it) dhe u transferua në Borussia, ku do të fitojë rreth 150 mijë euro në javë.

Borussia ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024, dhe ata e kanë bërë atë zyrtare me një videoklip në profilin e tyre në “Twitter”, duke treguar Haaland nënshkrimin e kontratës dhe duke pozuar me një fanellë të verdhë.

Haaland ishte parë si një futbollist i ri i klubeve elitare, me referenca të shpeshta te Juventus, Manchester United dhe Liverpool, por norvegjezi i ri zgjodhi Bundesligën si destinacionin e tij të radhës.

Norvegjezi do të jetë në gjendje të luajë për Dortmundin në Ligën e Kampionëve, dhe çuditërisht, agjenti i tij është njeriu që përfaqëson Paul Pogba, Zlatan Ibrahimoviq dhe yjet e tjerë të mëdhenj – Mino Rajola.