Hahn flet pas takimit me kryeministrin Haradinaj

Vizita e parë e Hahn në vitit 2019 në rajon

Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn sot në Prishtinë ka zhvilluar takim me kryeministrin e Reublikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas takimit përmes një postimi në “Twitter”, Komisioneri Hahn ka thënë se pasur një diskutim të mirë dhe të hapur me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe ministrat.

“Vizita e parë e vitit 2019 në rajon: Prishtina e bardhë: pata një diskutim të mirë dhe të hapur me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrat. Duke shpresuar që të punojë ngushtë në të gjitha çështjet e hapura këtë vit, kështu që #Kosova mund të përparojë në rrugën e saj #EU”, ka shkruar Hahn në “Twitter”.

Ndërsa, Haradinaj pas takimit i cili ishte i mbyllur për media përmes një shkrimi në “Facebook” ka bërë të ditur se në takim me Komisionerin Hahn ka ritheksuar se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së.

Vizita e fundit e Hahn në Kosovë ishte më 3 dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë kësaj vizite ai ka deklaruar se data më reale për liberalizimin e vizave mund të jetë viti 2020./21Media

Back to top button