Hahn flet për zgjedhjen e Vuçiqit president
Hahn porosit Vuçiqin ta shfrytëzojë me maturi pushtetin
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka deklaruar se presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka për detyrim që ta shfrytëzojë me maturi pushtetin, pas fitores së bindshme në zgjedhje.
Hahn po ashtu tha se beson në zotimet e Vuçiqit se do ta “respektojë plotësisht Kushtetutën”, shkruan REL.
Ai e uroi Vuçiqin përmes një postimi në Twitter dhe tha se pret bashkëpunim me presidentin e ri të Serbisë si “miq dhe partnerë”.
Zgjedhjen e Vuçiqit për president e uroi edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Vuçiq shpalli të dielën në mbrëmje fitoren në zgjedhjet presidenciale, ku nga votat e numëruara fitoi mbi 55 përqind./21Media