Hahn bëri thirrje të miratohet Ligji për PPS

Hahn bëri thirrje të miratohet Ligji për PPS

Eurokomisari Johannes Hahn ka realizuar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilët pas takimit dolën me pres konferencë.

Hahn beson se vendet anëtare të BE-së në tetor do të japin dritë jeshile për fillimin e bisedimeve.

Ai tha se vendi duhet të vazhdojë me reformat, por duke vendosur theksin në miratimin e Ligjit të Prokurorisë Publike Speciale.

Eurokomisari tha se është shumë e rëndësishme që deri në tetor të miratohet Ligji për PPS, dhe se partitë politike duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të fokusohen që në tetor të fitojnë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas takimit me Zaev, eurokomisari do të realizojë takime edhe me shefin e shtetit Stevo Pendarovski, me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe me kreun e BDI-së Ali Ahmeti./TV21