Hahn pas takimit me Thaçin: Taksa së paku të pezullohet

Diskutuan edhe për rëndësinë e rifillimit të dialogur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Pas takimit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ky i fundit ka thënë se është e rëndësishme që dialogu me Serbinë të rifillojë sa më shpejt.

“Takim i mirë me Presidentin @HashimThaçiRKS. Është e rëndësishme që dialogu mes Serbisë e Kosovës të rinisë së shpejti, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal”, ka shkruar Hahn në Twitter.


Komisioneri ka shkruar se ka përsëritur qëndrimin e BE-së që taksa prej 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të pezullohet.

“Unë përsërita pozicionin e Bashkimit Evropian se tarifat ndaj produkteve serbe nga Kosova, duhet të paktën të pezullohen”, thuhet tuje në postimin e Hahnit.

Kosova ka vendosur masën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës më 21 nëntor, ndërsa më 28 dhjetor të vitit 2018 kjo taksë ka hyrë në fuqi edhe për brendet ndërkombëtare që importohen nga këto dy shtete./21Media

Back to top button