Hahn do të takohet me presidentin dhe kryeministrin

Hahn do të takohet me presidentin dhe kryeministrin

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn hap sot zyrtarisht punën përgatitore në Tiranë për çeljen e negociatave.

Vizita e Hahn vjen pas vendimit të Këshillit të BE-së, për vendosjen e një afati kohor për çeljen e negociatave, qershorin e 2019-tës.

Aktualisht ai ndodhet në Shkup, ku më pas do të vizitojë Tiranën.

Axhenda e publikuar bën të ditur se në Tiranë eurokomisioneri Hahn do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë, por jo me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe atë të PD-së, Lulzim Basha.