Hailey rrëfehet për pasiguritë e saja

Hailey rrëfehet për pasiguritë e saja

Hailey Baldwin, modelja e njohur amerikane ka folur për herë të parë rreth pasigurive të saj mbi karrierën në një intervistë për revistën “Vogue Australia”.

Ajo zbuloi se edhe pse është shembull dhe admirohet nga shumë të reja në mbarë botën, arritja aty ku është nuk ka qenë fare e lehtë për shkak të disa mangësive që kishte në lidhje me disa modele të tjera si Kendall Jenner dhe Gigi Hadid.

Adaptimi im në industrinë e modelingut ka qenë më i ngadaltë dhe kam mësuar të jem në rregull me këtë fakt. Unë jam më e shkurtër se shumica e vajzave, nuk jam modele pasarelash dhe ndihesha gjatë gjithë kohës inferiore ndaj shoqeve. Shihni Kendall dhe Gigin, janë të gjata dhe i sheh në çdo pasarelë”, tha Hailey.

Tashmë janë bërë 5 vjet që kur Hailey filloi të angazhohet si modele, dhe prej asaj kohe ka pozuar për firma ndërkombëtare si: Versace, Tommy Hilfiger dhe Off White.

Ndryshe, modelja 22 vjeçare është e martuar me këngëtarin amerikan Justin Bieber. Dashurinë e tyre ata e kurorëzuan me martesë në vitin 2018./21Media