Poezi nga Xhejlane Tërbunja

Poezi nga Xhejlane Tërbunja

Hajde puthemi si atëherë

Hajde puthemi si atëherë,
Me faqe t’skuquna e dridhje kambësh!
Hajde puthemi si atëherë,
me afsh e zjarr,
Kur krahnori prej veni dojke me dalë…

Hajde po bajmë dashni si atëherë,
masi kanë fjet’ qentë,
para se me u knu ezani,
Kur trupat tanë digjeshin flakë midis acari!
Hajde po përlahemi n’oborrin e kishës,
e rrëfimet tona le t’ia varim priftit n’qafë.
Si atëherë kur çirreshim me bërtima,
E prapë duart njani-tjetrit ia puthshim pa nal’
Si atëherë ,
kur faj nuk kishim,
faj nuk dinim,
faj nuk njihnim,
Veç putheshim, putheshim, putheshim…
Qeshnim e qanim se duheshim.