Hetimet vazhdojnë

Hetimet vazhdojnë

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një vjedhje në Berat të Shqipërisë.

Sipas policisë bankomati është shpërthyer për t’i vjedhur paratë.

“Rreth orës 02:24, në Urën Vajgurore, është konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, se është shpërthyer dhe vjedhur bankomati i një banke të nivelit të dytë, ku kanë marrë një sasi lekësh”, ka njoftuar policia e Shqipërisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve./21Media