Ngjarje e rëndë

Ngjarje e rëndë

Një shtëpi e pabanuar në fshatin Kerstovc të Pejës është djegur pas një vjedhje nga disa persona të dyshuar.

Në komunikaten për media policia njofton se hajnat kishin depërtuar në shtëpi nga dritarja nuk dihet nëse është vjedhur diçka sepse policia është në proces të hetimit.

Policia kanë ndërmarrë masat e menjëhershme duke njoftuar njesitet e zjarfikseve të cilët kanë shuar zjarrin dhe nga ky zjarr dëmet materiale janë bere në një dhome në të cilën janë djegur gjësende tekstili”, bëhet e ditur në komunikatë.

Siç raportohet, shtëpia ishte e pabanuar meqë pronari i shtëpisë jeton jashtë vendit sipas deklarimit të fqinjëve.

Me anë të kësaj komunikate policia e Kosovës apelon të të gjithë qytetarët e rajonit, të cilët nuk banojnë në Kosovë por që kanë pasuri të paluajtshme në Kosovë që të gjejnë formën e përkujdesjës së pasurisë.

Rasti ka ndodhur me datë 09 prill 2019 pas orës 24:00. /21Media