Paulo Paulino Guajajara jetonte në Amazona

Paulo Paulino Guajajara jetonte në Amazona

Një djalë i ri mbeti i vrarë, ndërsa një tjetër i plagosur në pyjet e Amazonës nga prerësit ilegal.

Viktima i përkiste një grupimi indigjen i cili jetonte brenda pyllit dhe e mbronte atë nga gjuetarët dhe nga druvarët.

Paulo Paulino Guajajara u raportua se u sulmua dhe u qëllua në kokë, transmeton rtv21.tv.

Vrasja e tij rrit shqetësimet për përshkallëzimin e dhunës kundër mbrojtësve të pyjeve në Amazona.

Një organizatë jo-qeveritare e cila mbron komunitetet e izoluara, thotë se të paktën tre truproje janë vrarë në shtator.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro shpreh shqetësimin e tij për rastin në fjalë ndërkohë që ai ka mbështetur më parë dhe fermerët e gjuetarët që jetojnë në këto zona.

Nga ana tjetër ai lëshon kritika për ambientalistët të cilët qëndrojnë nëpër pyje.

Ministri i drejtësisë Sergio Moro shprehet se policia federale po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kërkimet për autorët e ngjarjes./21Media